Befason Hollande, qe çka thotë për Rusinë!

Presidenti i Francës, Francois Hollande, tha se Rusia nuk duhet me u konsiderue si kercënim, por si partnere.

“NATO nuk asht në pozicion të thotë se cilat duhet të jenë marrëdhaniet e Europës me Rusinë. Për Francën, Rusia nuk asht armike, nuk asht kercënim”, tha Hollande.

“Rusia asht partnere, por e cila, nganjiherë, si e kemi pa edhe në Ukrainë, përdor forcë. Na e kemi dënue kur ka aneksue Krimenë”, shtoi Hollande.

Ai i bani këto komente në Varshavë, përpara nji samiti të NATO’s.

Marrëdhaniet midis NATO’s dhe Rusisë janë në nivelin ma të ulët që nga Lufta e Ftohtë, për shkak të aneksimit të Krimesë nga Moska në vitin 2014 dhe rolit të Moskës në konfliktin ushtarak në lindje t’Ukrainës.