Befason Hoxha: Dehari ka gërvishje në qafë e duer!

Vdekja e Astrit Deharit nga Prokuroria Themlore në Prizren asht regjistru si vdekje e dyshimtë.

Këtë vlerësim e bani të ditun për KALLXO.com Sylë Hoxha, kryeprokurori i kësaj prokurorie.

“Rasti asht vdekje e dyshimtë,” tha Hoxha.

Hoxha bani të ditun se e ka pa trupin e viktimës.

“E kam pa trupin e viktimës, ka gërvishtje në qafë e në duer (por jo gjak).Kemi informata se ka përdorë medikamente, mirëpo asgja ma shumë nuk mundem me thanë për momentin. Jemi në pritje të ekipeve të mjekësisë ligjore për detaje ma të sigurta,” tha kryeprokurori Hoxha.