Befason Hyseni: Dikush më tha në telefon, ‘më fal se kam dashtë me të vra’

Ministri i Punëve të Mbrendshme, Skënder Hyseni tue fol për vrasjet politike në Kosovë, tha se nuk asht i sigurt nëse dikush ka dasht me vra, megjithatë ka thanë se njiherë ka pranue nji telefonatë.

Ai tha se dikush t’i ketë kërkue falje përmes telefonit, tue i thanë se ka dasht me vra.

“Asht diskurs ku secilit që i teket merret me vrasjet politike dhe duhet të zgjidhen këto çashtje në mënyrë që të shmanget ky diskurs. Më ka marrë në telefon njiherë dikush dhe më ka thanë më fal se kam dashtë me të vra”, tha Hyseni.

Ai tha se kishte qenë bashkë me ish-presidentin Ibrahim Rugova në veturë në momentin kur asht tentue për atentat ndaj tij.

Hyseni tha rastet e vrasjeve politike dhe tentim vrasjet, duhet të zbardhen sa ma parë, meqë simbas tij sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk ka krye punën si duhet, tue mos përjashtue edhe UNMIK’un.

“Me gjithë respektin që e ka ba UNMIK’u zgjidhjet e përkohshme asnjiherë nuk janë zgjidhje”, tha Hyseni.