Befason Kasapolli: Basketbolli në Kosovë drejt humnerës! Keshtu si asht, Kosova s’un kualifikohet per Europianin

“Bash pejon jam, veç jetoj qe 30 vjet në Prishtinë. Faleminderit, urime edhe juve titulli i kampionit”, kështu tha në Rrokum Roll, Redaktori i Sportit në Rrokum TV, Agim Kasapolli.

Kasapolli e vlerësoi fitoren e Prishtinës si fitore e meritueme, tue thanë se këtë e ka arritë përmes ekipit të saj shumë të mirë.

Kampionati i Kosovës, simbas Kasapollit, ka mbetë veç me dy ekipe, ate të Prishtinës dhe të Pejës. “Edhe Prizreni, deri diku”, vlerësoi ai.

Simbas tij, po të mos ishin spektatorët në sallë për me ba nji atmosferë të jashtëzakonshme, kishte me u hetue se sa të dobët janë.

“Nuk ka mbrojtje, nuk ka taktikë. E kjo kallxon se trajnerët nuk po punojnë si duhet me lojtarët”.

Tue e cilësue Eroll Belegun si hije që merrë urdhna prej Blerand Stavilecit, Kasapolli vlerësoi se në ekipin e Prishtinës bahet shpërlajme e pareve.

“Çdo vit asht ka shkon poshtë e ma poshtë…ka ra krejt…”, e vlerësoi Kasapolli gjendjen ne basketbollin kosovar, por tue shtue se, njajtë janë edhe sportet tjera.

E per gjuejten e karrigave, gja qe “u mshef” tue thane se çdo gja shkoi mire, Kasapolli tha se kjo po bahet veç qe disa persona me i ruejt karrigat e tyne.
Simbas tij, mbas atij gjesti ku Blerand Stavileci nuk ia jep doren Art Gashit, asht dashte me u mbledhe Federata e me i suspendue te dy.