Befason këshilltari i Pacollit: S’besoj se Korab Sejdiu largohet nga AKR’ja

Deputeti i deritashëm i AKR, Korab Sejdiu, i pakënaqun me faktin se subjekti i tij i asht bashkue koalicionit PDK-AAK-NISMA për me qenë pjesë e qeverisjes së ardhshme të vendit, ka dhanë dorëheqje nga partia me vazhdue si deputet i pamvarun i Kuvendit të Kosovës. Por, këtë dorëheqje nuk e beson Jetlir Zyberaj, këshilltari i liderit partiak, Behgjet Pacollit.

“Jam koshient për pakënaqësinë që munet me pasë deputeti Korab Sejdiu, mbas koalicionit me PAN. Gjithashtu, jam i vetëdijshëm se zoti Sejdiu e din mirë që nuk kishte alternativë tjetër në të mire të zhbllokimit të situatës në vend. Përkundër faktit se ai mundet mos me votue si partia, unë nuk besoj qe Korab Sejdiu largohet nga grupi parlamentar i AKR dhe AKR’ja”, asht shprehë Zyberaj.

Shperndaje në: