Befason kryeministri francez: E kam të vështirë me thanë, por Franca…

“E kam të vështirë që me thanë këtë, por Franca ka me u sulmue sërish dhe shumë njerëz të pafajshëm kanë me humbë jetën”.

Kjo ka qenë deklarata e kryeministrit francez Manuel Valls, i cili theksoi se sulmet terroriste janë nji dukuni e pashmangshme.

“Shumë njerëz të pafajshëm kanë me e humbë jetën e tyne. Asht e vështirë për mue me thanë diçka të tillë dhe i kuptoj plotësisht personat që më akuzojnë se po përhapi ma shumë ankth në shoqninë franceze, por fatkeqësisht ky asht nji realitet i hidhun. Asht nji shqetësim i madh për kohën në të cilën jetojmë. Na po përballemi me qindra persona, të cilët janë radikalizue”, tha ai.

Deklarata e Valls vjen vetëm nji ditë mbasi nji person i identifikuem si Larossi Aballa vrau nji oficer policie dhe gruen e tij.

Mësohet se rreth 15 akte terroriste janë parandalue nga shërbimet inteligjente franceze në 3 vitet e fundit.