Befason Molliqaj me mbledhjen e votave në Prishtinë

Dardan Molliqaj asht kandidue për herë të parë për deputet në zgjedhjet e 11 Qershorit në Kosovë.

Sekretari Organizativ i Vetëvendosjes, ka befasue me votat që ka arritë me mbledhë vetëm në kryeqytet.

Në bazë të listës së Vetëvendosjes të sigurueme nga Periskopi, pa numërimin e 27 vendvotimeve, del se Molliqaj në Prishtinë ka arritë me mbledhë 8,405 vota gjithsej.

Kjo renditje e Molliqajt e nxjerr atë në mesin e 4 njerëzve ma të votuem në Prishtinë brenda VV’s, mbas bartësit të listës Albin Kurtit dhe kandidatëve për deputetë, Shpend Ahmetit e Dardan Sejdiut.

Në bazë të informacioneve, Molliqaj ka mbledh vota të shumta edhe në qytete tjera të Kosovës.

Molliqaj ishte disa herë në qendër të vëmendjes së mediave gjatë fushatës, me deklaratat e tij në debate të ndryshme, që mbështeteshin e shpërndaheshin nga qytetarët e simpatizantët e VV’s.