Befason Mustafa: Ja çon nji selam Opozitës për Demarkacionin!

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka lanë me u kuptue se pa nji takim me opozitën nuk ka me procedue në Kuvend marrëveshjen për shenimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Ai ka thanë se ka me kerkue takim me opozitën edhe jo në forma të drejtëpërdrejta.

“Unë mendoj që do të takohemi me opozitën qoftë në mënyrë të drejtëpërdrejtë qoftë përmes formave përmes të cilave kemi sigurue deri tash takime edhe me pjesëmarrje të ambasadorëve të huej. Kemi me ba përpjekje me bashkërendue qëndrimet tona para se të procedojmë në Kuvend”, ka thanë Mustafa gjatë Konventës së parë të industrisë së drunit në Kosovë.

Ai në fjalën e tij theksoi se demarkacioni ka me kalue me konsensusin e opozitës.
“Ky asht edhe shkaku që unë nuk po ngutem me procedue në Kuvend derisa t’i shterrim të gjitha mundësitë e dialogut me opozitën në mënyrë që demarkacioni të jetë si rrjedhojë e nji pajtimi të përbashkët”. ka shtue ai.