Befason Obama, çka thotë për Nobelin!

Presidenti i Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Barack Obama kishte marrë Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2009.

Por në nji intervistë ai ka thanë se nuk e ka të qartë se pse ky çmim ka shkue në duert e tij.

Obama ka thanë se asht i nderuem me 30 grada të nderit, perfshi edhe çmimin Nobel.

“Për me qenë i sinqertë, ende nuk e di pse me asht dhanë mua”, ka thanë Obama.

Gjashtë vjet mbasi kishte ardhë në Shtëpinë e Bardhë ai kishte aprovue operacionet ushtarake në Irak, Afganistan, Pakistan Somalia, Jemen dhe Libi.

Kështu ai asht ba President i Paqes edhe pse ka bombardue shtatë shtete në gjashtë vjet, shkruen, Independent.