Befason Obama, qe çka thotë për Sirinë!

Presidenti i Shteteve të Bashkueme, Barack Obama,ka paralajmërue se SHBA mundet me u largue nga marrëveshja e armëpushimit për Sirinë, që u arritë javën e kalueme me Rusinë, nëse Siria nuk lejon që ndihmat humanitare me arritë te njerëzit.

Mbas takimit me ekipin e sigurisë kombëtare, Shtëpia e Bardhë ka njoftue nepërmjet nji deklarate për media, se Obama “ka shpreh shqetësim të madh që pamvarësisht zvogëlimit të dhunës në mbanë vendin, regjimi sirian vazhdon me bllokue arritjen e ndihmave humanitare, të cilat janë kritike”.

”Obama ka theksue se Shtetet e Bashkueme nuk kanë  me vazhdue më hapa të tjerë të marrëveshjes me Rusinë, derisa nuk shohim se në shtatë ditët e ardhshme ka me u zvogëlue dhuna dhe se do të ketë qasje për ndihmat humanitare”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Kjo deklaratë e presidentit Obama vjen mbasi Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i tha homologut të tij rus, Sergei Lavrov, se Washingtoni nuk do të bashkohet në sulmet kundër Shtetit Islamik në Siri, mbas shtatë ditësh armëpushim, derisa Siria nuk do të lejojë që ndihmat humanitare me hy në vend.