Befason Papa, hyn në xhaminë e këtij vendi

Me kambë të zbathuna, si e kërkon feja myslimane, Papa Françesku hyni në xhaminë “Heydar Aliyev” në Baku, së bashku me shehun e myslimanëve të Kaukazit, Allahshukur Pashazadeh, me të cilin ishte takue pak minuta ma parë privatisht.

Ishte vizita e fundit e Atit të Shejtë, para ceremonisë së lamtumirës në aeroportin e kryeqytetit, me të cilën i dha fund udhëtimit të tij të 16’të apostolik në Gjeorgji e në Azerbaijan.

“Fakti që jemi këtu sot, së bashku, asht bekim!”, tha Papa, në takimin ndërfetar, ku përveç myslimanëve dhe katolikëve, ishin të pranishëm edhe ortodoksët dhe hebrejtë e vendit.

“Asht shejë e madhe, të takohemi në miqësi vllaznore në këtë vend lutjeje – vijoi Ati i Shejtë – shejë, që tregon atë harmoni, që mund të arrijnë fetë së bashku, tue u nis nga marrëdhaniet personale dhe nga vullneti i mirë i përgjegjësve”.