Befason Rama, ky asht vendimi i parë i Qeverisë së re

Tri ditë mbasi shpalli emnat e ministrave më të cilë ka më bashkëqeverisë ma tej, Kryeministri Edi Rama zbulon vendimin e parë të Qeverisë se re.

Këtë vendim ai e ka ba të ditun në mbyllje të takimit informal me ministrat e ri të kabinetit “Rama 2”, që u mbajt prej dy ditësh në Llogara.

Kryeministri shprehet se vendimi i parë që ka me marrë Qeveria e tij asht shpallja e vitit 2018’të si viti i Skënderbeut.

Kujtojmë se viti i ardhshëm përkon me 550-vjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombetar.

“Mbyllëm diskutimin maratonë me skuadrën e re qeverisëse😊Vendimi i parë i qeverisë do të jetë shpallja e vitit 2018 VITI I SKENDERBEUT🇦🇱 “, shkruen ai në nji postim në Twitter.