Befason Seselj, Ballisti nuk i duhet Beogradit

Politikani i njoftun serb dhe radikali Vojislav Šešelj ka fol për arrestimin e Ismail (Ballist) Morinës në Kroaci.

Seselj thotë se Beogradi nuk duhej t’ishte marrë me këtë çashtje, mbasi ka me sjellë rrëmujë në Luginën e Preshevës.

“Prisja që gjykata kroate të mos e merrte në konsideratë këtë çashtje. Çka na duhet neve Morina? Përveçse ka me sjellë rrëmujë në Luginën e Preshevës dhe në Kosovë? Në vend që të merremi me kriminelët shqiptarë që trafikojnë organe njerëzish, merremi me dikë që suksesin e tij të vetëm e ka daljen në pah të gomarllëkut të policisë dhe sigurimit të stadiumit ku u zhvillue takimi. Nëse ai ekstradohet i baj thirrje organeve të drejtësisë dhe qeverisë serbe që dënimi ndaj Ballist Morinës të jetë 5 ditor dhe mos me ju lejue hymja në Serbi, për 10 vjet e me pas rikthimi i tij tek autoritetet shqiptare”, ka thanë radikali Seselj.

Theksojmë se me kërkesë të shtetit serb tifozi i kombëtares shqiptare pritet m’u ekstradue në Serbi nga drejtësia kroate.

 

Shperndaje në: