Befason Stojanovic: Pse nuk folë me Isa Mustafën!

branimir-stojanovic

Zavendëskryeministri serb i Kosovës, Branimir Stojanovic ka thanë se nuk e kontakton asnji herë shefin e tij në Qeveri, Isa Mustafën lidhun me atë se nëse Lista Serbe do t`i kthehet punës së rregullt në institucione.

Stojanovic gjatë nji vizite që i ka ba fshatit Kufc e Epërme të Novobërdës ka thanë se ka me vazhdue lobimin e tij kundër Ligjit të “Trepçës” që simbas tij asht i padrejtë dhe jo ligjor.

I pyetun nga gazetarët për mundësinë e kthimit në institucione ai e ka lanë të hapun edhe mundësinë që Lista Serbe me u largue nga institucionet, njofton Klan Kosova.