Befason Thaçi, qe çka thotë për dialogun me Serbinë!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vlerësue se dialogu mes të Beogradit dhe Prishtinës duket më keq se sa asht, tue shpreh bindjen se të dyja palët kanë me arritë së shpejti në nji pikë për me pasë negociata  normale.

Ai n’intervistën për të përditshmen austriake “Die Presse”, ka thanë se herë mbas here ndigjon deklarata të dyja palëve të pamendueme mirë, e percjellë në shqip Indeksonline.

Simbas tij, pala kosovare dhe serbe duhet punue ma shumë që të shkojnë drejt normalizimit të marrëdhanieve.

“Sigurisht BE si ndërmjetësuese e këtij procesi duhet me qenë vëzhgues nëse marrëveshjet e arrituna janë zbatue. BE duhet të jetë seriozisht e gatshme për me rifillue procesin e normalizimit në nivelin ma të naltë politik dhe arritjen e nji marrëveshje gjithëpërfshimëse që ka me normalizue marrëdhaniet mes dy vendeve”, tha Thaçi.

Ai theksoi se ngjarjet e fundit munden me ndikue negativisht në normalizimin e marrëdhanieve, por se procesi duhet me vazhdue.

 

I pyetun nëse shkëputja e Serbisë nga Bosnje-Hercegovina do të thotë nji shans për njohjen e pamvarësisë së Kosovës, Thaçi tha se kjo do të qonte vetëm në nji gjendje me pasoja negative për të gjithë rajonin dhe se Kosova e Serbia nuk kanë asgja të perbashkët.

Ndërsa sa i përket kthimit të 88 mijë të zhvendosunve nga Kosova që jetojnë në Serbi, Thaçi tha se Kosova u takon të gjithë qytetarëve të saj.

“Serbët janë të mirëpritun për me u kthye në shtëpitë e tyne. Të drejtat e krejt bashkësive etnike janë ankorue në Kushtetutë”, përfundoi Thaçi.