Befason Tillerson: Kemi komunikim direkt me Korenë e Veriut

SHBA janë në “kontakt direkt” me Korenë e Veriut, ka deklarue Sekretari i Shtetit Amerikan, Rex Tillerson.

Tillerson ka thanë që Washingtoni asht tue shikue mundësinë e bisedimeve me Pyongyang, kështu që “rrini të azhurnuem”.

“Kemi linja komunikimi me Pyongyang. Nuk jemi në nji situatë t’errët” ka thanë Tillerson gjatë udhëtimit të tij në Kinë.

Korea Veriore dhe SHBA gjatë muejve të kaluem kanë folë vazhdimisht në nji gjuhë të ashpër, mirëpo ma parë nuk ka qenë e ditun që këto dy vende kanë linja komunikimi.

 

Shperndaje në: