Befason VV, kjo asht kundër-oferta për LDK’n?

Mbas kërkesës për bisedime që LDK’ja ja ka parashtrue Lëvizjes Vetëvendosje, në mënyrë që kjo e fundit të shkrihet në listën e tyne zgjedhore, gjanat kanë marrë kahje tjetër.

Lajmi.net merr vesh se në bisedimet e mbramjes, Vetëvendosje i ka ba kundër-ofertë LDK.

“Nëse LDK shkon në listën e VV, kjo parti ju ka premtue kandidatin për kryeministër, pra kandidat i listës zgjedhore të VV, ku kishin me u shkri LDK, AKR dhe Alternativa, kishte me qenë Avdullah Hoti”, kanë thanë burime mbrenda takimit për lajmi.net.

Simbas kësaj kundër-oferte, Lëvizja Vetëvendosje, nëse fitoheshin zgjedhjet, do e drejtonte Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Punëve të Mbrendshme, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe dialogun me Serbinë.

“Kjo kërkesë asht e panegociueshme”, thonë tutje burimet.