Befasuese kush e ka marrë përsipër hedhjen e bombës në shtëpinë e drejtorit të RTK

Nji [email protected], ka arritë në adresën e lajmi.net, ku thuhet se marrin përgjegjësinë për sulmin me bombë ndaj drejtorit të RTK’s, Mentor Shala, transmeton lajmi.net

Në këtë letër thuhet se, ky sulm ishte veç paralajmërim dhë nëse Shala nuk jep dorëheqje nga pozita e drejtorit të RTK’s, jeta e tij ka me qenë në rrezik.

Po ashtu, “Rugovasit” i kanë ba thirrje Qeverisë që me i marr “seriozisht para se me pasë viktima”.

Të njajtët morën përgjegjësinë edhe për sulmin në objektin e RTK’s.

Letra e plotë:

Sulmi ndaj Mentor Shals ishte vec paralajmerim. Nese ai njeri nuk jep meniher dorheqje pej RTKs, jeta e tina esht ne rrezik.

Aj njeri e ka ba rtkne televizion qe ia man anen veq qeverise.

Ai nuk po e qet opoziten veq pse po flet kundra demarkacjonit. Sidomos Vetvendosjen ku ia ka ndalu edhe ivtervisten qe ka pas me majt.

I bejm thirrje qeverise me na marr seriozisht dhe mos me e ba demarkacionin, para se me pas viktima.