Behgjet Pacolli denon gjuhën e kandidatit të VV’s për Izraelin

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, e ka dënue gjuhën e Visar Korenicës, kandidatit për kryetarë të Rahovecit nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Marrëdhaniet në mes popullit shqiptar të Republikës së Kosovës dhe atij Izraelit kanë qenë gjithherë të shkëlqyeshme dhe për këtë ma së miri e dëshmon historia”, ka thanë Pacolli, përmes nji komunikate për media.

“Gjuha dhe deklaratat me përmbajtje urrejtëse dhe elemente të forta anti-semitiste janë të papranueshme dhe duhen me u denue jo vetëm nga Institucionet zyrtare të Republikës së Kosovës, por, nga çdo qytetar ordiner”.

“Kosova dhe populli i saj gjithherë kanë qenë shembull i tolerancës ndëretnike dhe ndërfetare dhe kjo frymë duhet me vazhdye edhe në të ardhmen”.