Behgjet Pacolli ja qet piken PDK’s e LDK’s, pret me fitue 20 % të votave!

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thanë se nuk ka me ba assesi koalicion me LDK’n e PDK’n.

“Me dy partitë në pushtet, PDK’n dhe LDK’n, nuk shoh asnji lloj mundësie për bashkëqeverisje. Unë nuk e tradhtoj qytetarin e Kosovës ngase bashkë me qytetarët i konsideroj të dyja këto parti si përgjegjëset kryesore të humbjes së shpresës dhe rrenimit ekonomik”, ka deklarue Pacolli në nji prononcim për Zërin.

Ai ka vlerësue se zgjedhjet çojnë deri te zgjidhja e situatës aktuale.

 “Zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja ma e mirë e kësaj situate të randë. Varfnia asht në rritje, ndërsa Qeveria nuk asht tue e ba asnji veprim që shkon në drejtim të permisimit të gjendjes”, ka shtue ai.

Pacolli gjatë bisedës ka thanë se pret që partia e tij me fitue 20 për qind të votave.