Behgjet Pacolli: Me mue President, Kosova kishte me i pas kaq njohje!

pacolli

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, vizitoi rininë dhe bizneset e Gjilanit, të cilëve i tha se Kosova me te si president kishte me i pas 180 njohje. Ai, po ashtu, tha se, qeveria po u banë konkurrencë bizneseve.

Bizneset së bashku me Pacollin shprehen shqetësimin se taksat për prodhuesit vendorë janë shumë të nalta, ndërsa prodhuesit, të cilët importojnë mallna në Kosovë janë të favorizuem, tue i shtye edhe ata që me mendue mbartjen e kapitalit të tyne jashtë vendit.

Ndërsa, Pacolli tha se Kosova de fakto ka 112 njohje, ndërsa de jure ka 109 njohje, dhe po të kishte vazhdue ai mandatin si president Kosova deri tash kishte me i pas rreth 180 njohje.