Behgjet Pacolli merr zyrtarisht detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme

Behgjet Pacolli tashma asht edhe zyrtarisht Ministër i Jashtëm i Kosovës. Atij këtë post ia dorëzoi ministri i deritashëm, Emanuel Demaj.

Ministri i ri i MPJ, Pacolli, tha se shpreson që secili në këtë ministri ka me punue me atë ashtu siç duhet m’i çue proceset përpara.

“Nëse ka diçka që nuk e dijmë e mësojmë, nëse ka diçka të vështirë e sfidojmë, sinqeriteti besimi dhe vlerat te njerëzit janë shumë me randësi. Shpresoj shumë se secili që punon bashkë me mu, ai ka me qenë në gjendje që në fund të ditës të llogarit se ku e ka shpenzue kohën. Na kemi me kultivue kualitet. Nuk kam me ju zhgënjye as juve si paraardhës as bashkëpunëtorët”, tha Pacolli.

Shperndaje në: