Behgjet Pacolli në Mal të Zi për Demarkacionin

Zv/kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, asht takue mbramë në New York më Ministrin e Jashtëm të Malit të Zi

Në nji njoftim në Facebook, Pacolli ka shkrue se asht takue me homologun e tij nga Mali i Zi, Srdjan Darmanovic, me të cilin kanë rikonfirmue marrëdhaniet e shkëlqyeshme dypalëshe.

“Diskutuam çështje të interesit të përbashkët, zhvillimet politike në vendet tona si dhe ato në Ballkanin Perëndimor. Në turin tim diplomatik vendeve fqinje dhe atyre të rajonit, Mali i Zi është ndër të parat në listë. Podgoricën do ta vizitojë zyrtarisht javën e ardhshme”, ka shkrue Pacolli.

Shperndaje në: