Behgjet Pacolli sot në NATO, nesër në BE

Zavendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, sot ka me vizitue selinë e NATO’s në Bruksel.

Në këtë vizitë, Pacolli pritet me u takue me Zavendëssekretaren e Përgjithshme të NATO’s, Rose Gottemoeller.

Nuk janë dhanë detaje se çka ka me u diskutue në këtë takim.

Derisa agjenda e ministrit Pacolli duket se ka me qenë e ngjeshun edhe gjatë ditës së nesërme.

Ai pritet që nesër me pasë nji takim me shefen për politikë të jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini.

Shperndaje në: