Behgjet Pacolli vjen me nji ‘kercenim’ për Qeverinë!

pacolli

Mënyra e përcaktueme për tërheqjen e mjeteve të Fondit të Kursimeve Pensionale nuk po i pëlqen shumë kreut të AKR’s , Behgjet Pacolli.

Ai asht shpreh kritik ndaj planeve të Qeverisë për ndërhymjen në buxhetin e Trustin Pensional.

Pacolli thotë se nëse Qeveria ka me prekë fondin pensional, atëherë personalisht ka me paditë Qeverinë e Kosovës.

 

Ky asht postimi i Pacollit n’Facebook: 

 

Të dashur miq, sot kuptova se Qeveria e Kosovës po përgatit ligje të reja për të vënë dorën e saj mbi paratë e trustit të pensioneve për të “shpëtuar” buxhetin qeveritar.

Ju rikujtoj se fondi i pensioneve nuk është pronë e qeverisë, por pronë e kontribues-paguesve.

Çdo ndërhyrje në këtë fond është e papranueshme dhe do të thotë ndërhyrje në pasurinë private të qytetarëve.

Situata të tilla, ku qeveria ka grabitur qytetarët ka patur në disa raste. Nëse ndodh një gjë e tillë, unë personalisht do të padit Qeverinë për grabitje të qytetarëve.

 

1pacolli