“BE’ja, opcioni i vetëm për lirimin e Nehat Thaçit”

Shefi i grupit parlamentar të PDK’s, Zenun Pajaziti ka thanë se Bashkimi Europian nuk duhet me heq dorë nga të bamit presion qeverisë serbe për lirimin e Komandantit rajonal të Mitrovicës, Nehat Thaçit nga burgjet serbe.

Pajaziti për Indeksonline ka deklarue se, Kuvendi i Kosovës, me anë të rezolutës e ka obligue BE’në, që me ndërmjetësue me palën serbe për lirimin e Thaçit.

“Na në parlament e patëm nji debat të iniciuem nga deputetët tue pasue më nji rezolutë që ka dalë prej shumicës së deputetëve ku iu bahet thirrje institucioneve ndërkombëtare sidomos BE’s që me ndërmjetësue në këtë rast”, ka thanë ai.

Pajaziti këtë arrestim nga shteti serb e ka quejt veprim politik me anë të cilit, Serbia synon t’i adresoj disa çashtje tjera politike në raport me Kosovën.