Bekim Çollaku e jep nji lajm të mirë për kosovarët

Ministri i Integrimit Europian, Bekim Çollaku, thotë se nuk ka asnji indikacion që liberalizimi i vizave për Kosovën me Bashkimin Europian të mos ndodhë këtë vit.

Ai ka deklarue për “Zërin” se deri tash gjanat kanë ec përpara dhe se propozimi i Komisionit Europian për heqjen e vizave po kalon nepër procesin e vendimmarrjes në Këshillin e Ministrave dhe në Parlamentin Europian dhe po diskutohet nga instancat relevante.

“Komisioni Europian tanima e ka ba propozimin ligjor për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.
Asht rrjedhë e natyrshme dhe e pritun që tash dy institucionet tjera, Parlamenti Europian dhe Këshilli i BE’s ta shqyrtojnë këtë propozim dhe ta miratojnë atë. Deri tash gjanat kanë ec përpara dhe propozimi po kalon nëpër procesin e vendimmarrjes. Ky propozim asht në agjendat e të dy institucioneve dhe po diskutohet nga instancat relevante”, ka deklarue Çollaku.

Ai ma tej ka thanë se edhe institucionet e Kosovës janë tue punue maksimalisht që të mbajnë trendin pozitiv të zbatimit prej tana aspekteve të udhërrëfyesit për liberalizim.