Bekim Çollaku i kundërpërgjigjet Marko Djuric

Ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku, tha se qëllim parësor i kësaj marrëveshje mes Kosovës dhe BE's asht mundësia në përforcimin e demokracisë dhe zbatimin e ligjit. Ministri i Integrimeve, në Qeverinë e Kosovës, Bekim Çollaku, në fjalën e tij në konferencën e sotme “MSA'ja si stimulues i ekonomisë, zhvillimit dhe punësimit”, tha se qëllim parësor i kësaj marrëveshje mes Kosovës dhe BE's asht mundësia në përforcimin e demokracisë dhe zbatimin e ligjit. “Nuk mund të flasim për ekonomi të qendrueshme nëse nuk ka sundim të ligjit”, ka thanë ministri Çollaku. Çollaku në fjalën e tij tha se kjo marrëveshje ofron kornizë të qartë për të gjitha reformat që duhet të bajmë në forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë. “MSA nuk do të jetë nji shkop magjik që zgjidh problemet ekonomike. Mbetet shumë punë për me u ba, por mundësitë janë të hapuna dhe reale. Politikisht MSA e trason rrugën tonë drejtë BE's. Suksesi ynë i përbashkët mvaret nga zbatimi i saj dhe kerkohet konsensus i gjanë dhe perfshimje e të gjithë akterëve ne vend”, ka thanë nder të tjera ministri Çollaku.

Ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku i asht kundërpërgjigj Marko Djuric’it për pasaporta, tue ia kutjue se për Serbinë, me nji qasje të tillë nacionaliste dhe pretendime territoriale kundër Kosovës, pritja për me u ba anëtare e BE ka me qene e pafund.

Marko Djuric, ma parë ka deklarue se “askush nuk mundet me i detyrue serbët e Kosovës me i pranue pasaportat, në të cilat janë simbolet e papranueshme të shpalluna paligjshëm me pamvarësinë e Kosovës”.

Ministri Bekim Çollaku iu kundërpërgjigj atij tue thane se “kjo është një deklaratë nacionaliste qesharake e një zyrtari shtetor të Serbisë, drejtuar shtetasve të një shteti fqinjë që të mos pajisen me dokumente zyrtare të shtetit të cilit i takojnë dhe në të cilin jetojnë”.

Për ms tepër, ministri Çollaku theksoi se asht mirë që institucionet e BE’s dhe shtetet anëtare të BE’s me i ndëgjue me vëmendje deklarata të kësaj natyre nacionaliste nga zyrtarët e Serbisë, sepse vetëm kështu kane me u bind se Serbia që ka hap negociatat për anëtarësim në BE, fatkeqësisht ende ka pretendime territoriale ndaj shtetit të pamvarur dhe sovran të Kosovës.

Me një qasje të tillë nacionaliste dhe pretendime territoriale kundër Kosovës, Serbia dëshmon se nuk është e interesuar për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore me Kosovën si kusht i domosdoshëm për anëtarësim në BE. Prandaj, derisa nuk ndryshon një qasje e tillë, pritja e Serbisë për tu bërë anëtare e BE-së do të jetë e pafund. Të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, të cilët janë të paisur me pasaporta valide biometrike të Republikës së Kosovës do të mund të mund të udhëtojnë paviza në zonën Schengen gjatë këtij viti”, tha Çollaku.