Bekim Çollaku e zyrtarizon sot dorëheqjen nga ministria e Integrimit Europian!

Ngadalë e në heshtje, paralajmërimet për ndryshime në Qeverinë e Kosovës tashma vetëm se kanë fillue me ndodh.

Në fakt ato po bahen pa shumë zhurmë.

Dikasteri i fundit që ka ndërrue ministër asht ajo e Integrimeve Europiane.

Ministri Bekim Çollaku, sot pritet me dhanë dorëheqje nga ky post, raporton lajmi.net.

Ministri i integrimeve Europiane, Bekim Çollaku, këtë ka me zyrtarizue në nji konferencë për media që pritet të mbahet n’orën 11:00 në ndërtesën e Qeverisë.

Nji njoftim për konferencë të ministrit Bekim Çollakut e ka dergu edhe kjo ministri për media pa u cek arsyeja ku në të cilin thuhet:

“Ju ftojmë të përcillni një konferencë të ministrit për Integrim Evropian z. Bekim Çollaku.

Konferenca mbahet sot (E premte, 9 shtator 2016) në ora 11:00, Salla e Mediave P32, Ndërtesa Qendrore e Qeverisë.”

Ai edhe ma parë e ka dhanë nji paralajmërim të tillë, tue shpreh deshirën për me shkue në presidencë, si këshilltar i Presidentit Hashim Thaçi.

Largimi i Çollakut nuk asht i pari në Qeverinë e drejtueme nga kryeministri Isa Mustafa, por asht akti i parë i largimit te tanësishëm nga Qeveria.

Para Çollakut, ishte Hajredin Kuçi ai i cili dha dorëheqje nga posti i Ministrit të Drejtësisë, por tue mbet vetëm si zavendëskryeministër.

Njisoj si Kuçi ka veprue edhe Kujtim Shala i cili ndryshe nga Kuçi, ai dha dorëheqje nga posti i zavendëskryeministrit për të mbajt vetëm postin e ministrit të Kulturës, Rinisë e Sportit.