Bekim Çollaku kallxon se kur qytetarët kanë me levizë pa viza!

bekimcollaku

Ministri i Integrimit Europian, Bekim Çollaku, ka ba me dije se Komisioni Europian ka konfirmu se ajo çfarë asht kerkue nga Kosova për liberalizim të vizave asht përmbushë.

Ai ka tregu se ky lajm ju asht konfirmue në mënyrë zyrtare në vizitën e fundit që ka pasë së bashku me kryeministrin Isa Mustafa në Bruksel.

“Ishte tepër pozitiv konstatimi nga Komisioni Europian, se Kosova me sukses i ka përmbush kriteret për liberalizimin e vizave. Kjo asht hera e parë që Komisioni Europian pranoi zyrtarisht se Kosova i ka përmbush kriteret”, ka thanë Çollaku n’intervistën për “Epokën e re”.

Ai asht shpreh i bindun se këtë vit qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza.
“Gjithmonë kam thanë se gjatë vitit 2016 qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza.

Këtë e rikonfirmoj persëri dhe jam i sigurt se pikërisht kështu do të ndodhë”, ka thanë Çollaku.