Bekim Çollaku kerkon durim, qe çka thotë për vizat!

collakuuu

Parlamenti Europian dhe Keshilli i Ministrave i BE’s nuk do të marrin vendim për heqjen e liberalizimit të vizave për Kosovën deri në Vjeshtën e këtij viti.

Kështu u raportue dje në media, simbas të cilave, pezullimi i vendimit për Turqinë ka me ndikue që ky proces me u shtye për pak muej edhe për Kosovën, përderisa javën e ardhshme ka me u diskutue vetëm për Gjeorgjinë.

Lidhun me këtë, ministri i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku ka thanë se liberalizimi i vizave për Kosovës asht propozim i ndamë dhe se nuk pret që të ndërlidhet apo ndikohet me propozime për vendet tjera.

Ai ka theksue se meqë Kosova i ka përmbush tana kriteret e vëna, lajmi i mirë për përfundimin e procesit për heqjen përfundimisht të vizave për qytetarët e vendit nuk do të vonoj shumë.

“Së pari, dialogu i liberalizimit të vizave mes Kosovës dhe Bashkimit Europian asht i bazuem në kritere dhe rregulla të qarta të vendimmarrjes. Tue qenë që Kosova ka ba maksimumin në përmbushjen e tana kritereve teknike të procesit, dhe nji gja e tillë asht konfirmu nga vetë Komisioni Europian, nuk presim ndonji befasi por presim që ky proces të përmbyllet pa vonesa”, ka thanë Çollaku.

Ai ka vlerësue se Kosova asht ma afër se kurrë liberalizimit të vizave dhe se ky proces ka me u përmbyll ma së largu në pjesën e dytë të vitit.