Bekim Çollaku: Liberalizimi i vizave po e humb kuptimin

Kështu deklaroi Ministri i Integrimit Europian, Bekim Çollaku gjatë nji interviste për Televizionin Rrokum.

Edhe pse kishte paralajmërue ma herët ardhjen e Komisionarit për Çashtje të Mbrendshme të BE’s në vendin tonë mbrenda Frorit, ai nuk e lidh mosardhjen e Dimitris Avramopoulos’it me ndonji shtymje të liberalizimit të vizave.

Madje Ministri Çollaku nuk shqetësohet për mosratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi e as për mosplotësimin e anëtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurimit, për të cilin thotë se ka me u përmbushë shpejtë.

E meqë sot në Kosovë ka qëndrue ekipit i ekspertëve për vlerësimin e përmbushjes së kritereve për liberalizimin, Ministri për Rrokum thotë se mbas kësaj vizite, Kosova pret rekomandimin e heqjes së vizave.

Ekipi vlerësues që përbahej nga tre ekspertë të vendeve anëtare dhe tre nga Komisioni Europian, ka përmbyllë sot në mbramje vizitën në Kosovë.