Bekim Çollaku pret me ju bashkue Hashim Thaçit!

collakuthaci

Ministri aktual i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku shumë shpejt mund ta lenë ministrinë që drejton, për të marrë nji detyrë të re.

Gazeta Blic ka mësu se simbas të gjitha gjasave, Bekim Çollaku do t’i bashkohet presidentit të ri të vendit, Hashim Thaçi.

Megjithatë, kjo nuk pritet të ndodh edhe disa muej.

“Çollaku simbas të gjitha gjasave mbrenda disa muejve, gjegjësisht posa të marrë Kosova rekomandim pozitiv nga KE për çashtjen e liberalizimit të vizave, do ta lenë këtë post, për t’ju bashkue Hashim Thaçit, në kabinetin e tij presidencial”, tregojnë këto burime.

“Po e pret që ta marrë persipër këtë sukses dhe pastaj të jap dorëheqjen dhe t’i bashkohet ekipit të Hashim Thaçit”, thotë ky burim.

Bekim Çollaku padyshim se asht ndër bashkëpunëtorët ma të ngushtë të Hashim Thaçit.

Ai që nga hymja në politikë, e deri me sot asht nder njerëzit ma të besueshëm dhe ma me ndikim te Hashim Thaçi.

Çollaku para se të vinte në postin e ministrit të Integrimeve, ishte shefi i kabinetit të Thaçit, gjatë kohës sa ky i fundit ishte kryeministër i vendit për dy mandate.

Thaçi në të gjitha takimet edhe gjatë kohës sa ishte ministër i Punëve të Jashtme shoqnohej nga Çollaku.

Hashim Thaçi në thuejse të gjitha vendimet e derisotme politike, ka konsultu ministrin e tashëm të Integrimeve.

 

2-collakuthaci

 

3-collakuthaci

 

4-collakuthaci