Bekim Çollaku pret votim pozitiv, çka thotë për Demarkacionin!

bekimcollaku

Komiteti për të drejtat civile, drejtësi dhe çashtje të mbrendshme (LIBE), i Parlamentit Europian pritet mbasditen e sotme me votue për liberalizim të vizave për Kosovën, nji hap përpara se Parlamenti Europian me vendosë nëse qytetarët e Kosovës munden me udhëtue pa viza në vendet e BE’s.

Lidhun me këtë, ministri i Integrimit Europian, Bekim Çollaku ka thanë për Telegrafin se votimi pozitiv i sotëm nga ana e LIBE’s, kishte me lejue që ky proces të ecë përpara.

“Besoj se të gjithë janë të vetëdijshëm se cilat janë kërkesat e institucioneve të BE’s, perfshi këtu edhe Parlamentin Europian por tue qenë që ky votim nuk asht përfundimtar, shpresoj dhe pres që eurodeputetët me tregue mbështetjen e tyne në këtë fazë.

Kjo do t’ishte me ndihmëse që procesi me ecë përpara”, u shpreh Çollaku.