Bekim Çollaku, qe kush po i rrezikon vizat!

Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, tashma asht shndërrue në kusht të BE’s për liberalizimin e vizave me Kosovën.

Kjo asht theksue disa herë nga zyrtarë të naltë europian, tue ju ba thirrje deputetëve të Kuvendit, në veçanti atyne të opozitës, për me votue sa ma parë.

Kuvendi i Kosovës ende nuk e ka fut n’agjendë ratifikimin e kësaj marrëveshje. Opozita vazhdimisht e ka kundërshtue dhe duket të jetë konsistente në qendrimet e saj karshi kësaj çashtje.

Arsyeja e kundërshtimit të tyne, asht se me këtë marrëveshje Kosova ja falë rreth 8 mijë hektarë Malit të Zi, shkruen lajmi.net

Por çfarë do të ndodhë me liberalizimin e vizave, nëse marrëveshja e Demarkacionit nuk ratifikohet në Kuvendin e Kosovës.

Mos ratifikimi simbas ministrit të Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku, ka me rrezikue liberalizimin e vizave.

Simbas ministrisë që drejton Çollaku, ratifikimi i marrëveshjes asht kusht për këtë proces dhe tashma MI konsideron se puna ka mbet të Kuvendi dhe partitë politike që të vendosin për procedimin e kësaj çashtje.