Bekim Çollaku vjen me nji lajm të mirë!

Ministri i Integrimit Europian, Bekim Çollaku ka thanë se po vjen koha kur kosovarët kanë me udhëtue pa viza.

Këtë deklaratë ai e bani në mbledhjen e sotme të Qeverisë ku u aprovu projekti “Procesi i liberalizimit të vizave dhe MSA” me ç`rast 200 mijë euro do të shpenzohen për njoftimin e qytetarëve për këto procese.

Komisioni Europian ka rekomandue heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës më 4 Maj.

Mbas vendimit të Komisionit, çashtja pritet të shkojë në Parlamentin dhe Këshillin Europian.