Bekim Haxhiu: Frashër Krasniqi e ka vendin në burg bashkë me Slobodan Gavric’in

Deputeti i PDK, Bekim Haxhiu, e ka quejt paramilitar të Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqin, i cili pardje akuzoi randë komandantët e UÇK’s.

Haxhiu thotë se Krasniqi e ka vendin në burg, mbasi që akuzohet për sulm me “zollë” ndaj Kuvendit të Kosovës.

Postimi i plotë i Bekim Haxhiut:

Paska fol në parlament paramilitari i PVV qe akuzohet për sulm me “zoll” ndaj Kuvendit të Kosovës.

Farshër Krasniqi – “Boshko Buha” i PVV i akuzuari për terrorizëm paska folë për trimërinë e komandantët e UÇK-së. I akuzuari që në mënyrë qyqare ka sulumuar Kuvendin e Kosovës paska shitë mend për trimëri e patriotizëm.

Fol Frasher në foltore të parlamentit o paramilitar i PVV se vendin e ki në qeli të burgut bashkë me Sllobodan Gavriqin dhe me të akuzuarit tjerë për terrorizëm, por ti duke kërcnuar e frikësuar prokurorët e gjyqtarët ta kanë mundësu me hy në parlament e me ndejtë në shtëpi, se ti vendin e ke ne burg.

Akuzat dhe shpifjet kundër UÇK-së që u dëgjuan në Kuvend nga disa deputetë të PVV, ishin një përkthim i dobët nga serbishtja në shqip të akuzave dhe shpifjeve që Serbia i ka ba ndaj pjestarëve të UÇK-së, prej përfundimit të luftës e këtej.

Këto akuza në të kaluarën lansoheshin nga mediat serbe, ndërsa tash po lexohen të përkthyera nga deputetë e PVV, kanë ‘avansu’ miqt e Milloshit!