Bekim Haxhiu thotë se vendimi i Gjykatës Themelore asht jo i drejtë

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi dhe Visar Ymeri janë shpall të pafajshëm sot nga Gjykata Themelore në Prishtinë, derisa Besart Bujupi u shpall fajtor.

Këtij të fundit iu shqiptue dënimi me kusht, gjashtë muej burgim, dënim ky të cilin nuk ka me vuejt nëse mbrenda nji viti nuk kryen nji tjetër vepër të ngjashme penale.

Gjyqtari Vesel Ismajli lexoi arsyetimin e vendimit të tij tue u thirre në prova materiale, dëshmi dhe ekspertizë ligjore.

Gjykata pas nxjerrjes së të gjitha provave që janë pjesë përbërëse e kësaj lënde penale dhe me dëgjimin e të dëmtuarit Bekim Haxhiu, mbrojtjen e të akuzuarve si dhe dëshmitë e dëshmitarëve të kësaj çështje penale dhe të gjitha provat materiale, posaçërisht video dhe foto dokumentacioneve e shkresave të lëndës, nuk është arritur që të provohet me provat bindëse se të akuzuarit Rexhep Selimi dhe Visar Ymeri të kenë kryer vep ër penale që atyre iu vihet në barrë me akuzën e Prokurorisë. I akuzuari Besart Bujupi e ka kryer veprën penale për të cilën u akuzua, u vërtetua nga dëshmia e të dëmtuarit Bekim Haxhiu dhe posaçërisht incizimet filmike në CD dhe foto-dokumentacione me shifër 35 – 56. Po ashtu, kjo u vërtetua edhe nga ekspertiza mjekoligjore e doktor Arsim Gërxhaliut, e sqaruar në seancën e datës 20.04.2016 në lidhje me lëndimet e të dëmtuarit Bekim Haxhiu”, tha Ismajli.

Simbas tij, vendimi i Gjykatës Themelore asht i padrejtë.

Ai tha se ky vendim dëshmoi se Lëvizja Vetëvendosje asht nji parti e dhunës.

Vendimi sot dëshmoi se Lëvizja Vetëvendosje është një parti e dhunës dhe dëshmoi gjithashtu se aktgjykimi i gjykatësi Vesel Ismajli është një pohim i gjitha asaj që unë kam thënë menjëherë pas incidentit e deri më tani, pas konfliktit që kemi pas me deputetët e VV-së. Ndërsa, dëshmoi se gjykatësi Vesel Ismajli nuk ka integritetin profesional dhe guximin që të dënoj nxitësit, motivuesit dhe urdhërdhënësit e sulmit fizik, të përshkruar sipas aktakuzës së Prokurorisë. Por, ka dënuar nja pjesëtar me të vogël të Vetëvendosjes. Besoj që besimi në drejtësi nuk zbehet dhe nuk do të zbehet asnjëherë, por drejtësisë tonë i duhen gjykatës me integritet të lartë profesional, moral dhe me autoritet që dinë të ushtrojnë punën e tyre me profesionalizëm dhe nuk bijnë nën ndikimet politike dhe në as ndikimet e frikësimit dhe shantazhimit të VV-së, që ka ndodh gjet këtyre muajve dhe viteve”, tha Haxhiu.

Bekim Haxhiu e kishte padite Visar Ymerin, Rexhep Selimin, Florin Krasniqin dhe truprojën e Selimit, Besart Bujupi, se e kanë sulmue fizikisht.

Prokuroria ka ngrite aktakuzë ndaj 4të dyshuemve se e kanë rreh Haxhiun me 28 Qershor të vitit 2012 në oborrin e Kuvendit të Kosovës.