Bekim Jashari falenderon PDK’n

Bekim Jashari tash edhe zyrtarisht asht kandidat për kryetar të komunës së Skënderajt.

Jashari, djali i heroit, Hamzë Jashari, për herë të parë ka folë publikisht për kandidaturën e tij, për të cilën ka thanë se asht njanu ndër vendimet ma të vështira deri sot.

Postimi i Bekim Jasharit:

Te dashur vëllezër e motra, të dashur qytetarë te Skenderajt, dhe po ashtu vëllezër e motra shqiptar kudo qe jeni, këto ditë qe lamë pas kanë qen ditët me të vështira për mua dhe familjen time, ndoshta qe nga pas lufta e deri më sot, por duke i parë zhvillimet e diteve qe lamë pas, e posaçërisht kërkesën e qytetarëve qe unë te dalë për te parin e komunës tonë, morra guximin dhe vendosa qe te dalë si kandidatë i pavarur për kryetar te qytetit tonë. Ky vendim nuk ka qen fare i lehtë, përkundrazi ka qen një nga vendimet me të vështira deri me sot, Prandaj unë kerkoj nga te gjithë ju qytetarë te Skenderajt dhe i gjithë kombi ynë shqiptar kudo qe ata janë sot te me kuptojn drejt për vendimin e marrë. Unë do mundohem të jem po ai Bekimi qe ju e njiheni si djali i Hamëz Jasharit dhe anëtar i familjes Jashari, Te dashur qytetarë te Skenderajt pa dashur te hyjë me thellë se si do te përfundojn zgjedh jet e 22 tetorit, Unë prapë do jem siq kamë qen ne shërbim të vendit tim. Dhe krejt ne fund me lejoni qe ta përshëndes vendimin e Partisë Demokratike per mos vënjen e kandidatit per kryetar në komunën ton.