Bekim Jashari: Skenderaj ka nevojë për ndryshime

Nëse PDK nuk e nominon Nuredin Lushtakun për kryetar të Skenderajt, atëherë Bekim Jashari, djali i heroit Hamzë Jashari, ka me i hy garës për kryetar, por si kandidat i pamvarun, shkruen sot Zeri.

Përfaqësues të familjes Jashari tashma kanë konfirmue edhe publikisht se janë kundër kandidaturës së Sami Lushtakut edhe për nji mandat tjetër për me udhëheqë me Komunën, ndërsa i kanë dalë në përkrahje të plotë Nuredin Lushtakut, i cili pohohet të ketë marrë premtime nga Kadri Veseli, derisa kryetari aktual Sami Lushtaku ndodhej në burg, se do të jetë kandidat i vetëm i PDK’s për kryetar të Skenderajt.

Se ka pas nji marrëveshje në mes të liderit të PDK’s dhe Nuredin Lushtakut, që ky i fundit të jetë i nominuem për kryetar të Skenderajt në mes të Veselit dhe Nuredin Lushtakut, e thotë edhe njani prej burrave të Jasharëve, më saktësisht djali i heroit Hamzë Jashari, Bekimi.

Ai ka thanë se Skenderaj ka nevojë për ndryshim dhe se për këtë arsye e përkrah kandidaturën e Nuredin Lushtakut.

Ai gjithashtu ka sigurue se do të jetë përkrah tij në çdo rrethanë, edhe në rast se Nuredin Lushtaku nuk nominohet nga Kadri Veseli.