Belgjika n’zi kombëtare. Frigë për sulme tjera!

bruksel zia

Belgjika ka nisë tre ditët e zisë kombëtare, mbas sulmeve me bomba që kanë godit të Martën Brukselin, tue vra 34 veta dhe plagos rreth 250 të tjerë.

Policia asht tue vazhdu kerkimet masive për nji të dyshuem, që asht kap nga kamerat e sigurisë, pak përpara shpërthimit të dy bombave n’aeroportin Zaventem.

Rreth nji orë ma vonë, nji tjetër shpërthim ka godit nji stacion të metrosë në lagjen Maelbek.

Grupi ekstremist Shteti Islamik (IS) ka thanë se qendron mbrapa sulmeve dhe ka paralajmëru sulme të tjera.

Departamenti amerikan i Shtetit ka paralajmëru qytetarët amerikanë për “rreziqet potenciale” të udhëtimit n’Europë.

Në deklaratën e tij thuhet se grupet terroriste po planifikojnë “sulme t’afërta n’Europë, tue vënë në shënjestër ngjarjet sportive, vendet turistike, restorantet dhe transportin”.

Sulmet e së Martës kanë ndodh katër ditë mbas arrestimit të Salah Abdeslamit në Bruksel.

Hetuesit thonë se Abdeslam ka qenë i përfshimë në sulmet terroriste në Paris, Nandorin e kaluem.

Policia po ban bastisje në Bruksel dhe në gjithë Belgjikën, në përpjekje për të gjet personat që kanë lidhje me sulmet.
Belgjika ka rritë alarmin e terrorizmit në nivelin ma të naltë.