Belgjika, qe sa persona arreston për terrorizëm

Policia në Belgjika ka ba arrestime në nji operacion të madh kundër terrorizmit, gati tre muej mbas sulmeve vdekjeprumëse me bomba në Bruksel.

BBC njofton se personat e arrestuem gjatë natës së mbramshme janë të dyshuem për planifikimin e sulmeve terroriste, thonë prokuroret.

Të arrestuem ishin në mesin e 40 personave të ndalun për marrje në pyetje.

Policia ka krye bastisje në 16 komuna, kryesisht rreth Brukselit, si dhe ka kontrollue 152 garazhe të mbylluna.

Më 22 Mars të këtij viti, sulmet me bomba vranë 32 njerëz n’aeroport dhe stacion të metros në Bruksel.