Belgjikë, aksident i randë hekurudhor, 3 të vdekun!

Ma s’paku 3 persona janë vra dhe rreth 40 të tjerë janë lendue gjatë nji aksidenti të trenave n’afërsi të qytetit belg, Liezh, raporton agjencia e lajmeve gjermane, DPA.

Lajmi ma s’pari asht dhanë nga agjencia e lajmeve, Belga.

Numri i viktimave mund të rritet mbasi nji tren udhtarësh asht përplas me nji tren mallnash, derisa udhëtonte me shpejtësi prej 90 km për orë.

Arsye e aksidentit mbetët ende e paqartë, ndërsa disa prej të lënduemve mezi janë nxjerrë nga punëtorët e shpëtimit mbasi ata kishin mbetë të ngujuem nën vagonat e trenit tashma të shkatërrueme.