Bellusico: Gjuha shqipe ruhet mirë në Italinë jugore (video)

Ruejtja e gjuhës së Arbnit në Italinë Jugore, ka ndodhë si nji proces natyror, mbasi që nëpër shtëpitë arbneshe asht folë shqip.

Kështu ka thanë në nji intervistë, albanologu arbnesh, Giovanni Bellusico, i cili ka ardhë në Prishtinë për me ndjekë seminarin e Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare.

Se gjuha shqipe mësohet edhe në universitetet italiane, albanologu arbnesh thotë të ketë madje edhe italianë që ndjekin mësimet e shqipes, raporton Rrokum.TV

Ai shprehet i bindun se gjuha shqipe ka me pësue ndryshime brez mbas brezi, ashtu sikurse që ka pësue ndryshime nga koha e Gjon Buzukut.

Ndryshe, arbneshët u vendosën në Itali në shekujt e pesëmbëdhetë dhe tetëmbëdhetë, mbas vdekjes së heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, dhe pushtimit gradual të Shqipnisë dhe të gjithë Perandorisë Bizantine nga osmanët./Rrokum.TV