Ben Blushi e ‘godet’ fort Edi Ramen e Sali Berishen!

Deputeti socialist, Ben Blushi, deklaroi në Kuvend se ai asht i vendosun për me rrxue Rilindjen.

“Ka me rrxue Rilindjen mbasi nuk ka asnji ndryshim nga Saliu. Saliun e kam rrxue me nji gazetë, Rilindjen e rrxoj me nji fjalë”, tha Blushi.

Blushi po ju përgjigjej komenteve të bame nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj, se ai hedh baltë vetëm ndaj qeverisjes së PS’s, ndërsa nuk flet për Sali Berishën.

Ahmetaj tha se Blushi dhe Mimoza Hafizi kanë ndërmend me krijue nji parti të re.