Ben Blushi godet fort, kush i ka orët e numërueme!

Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi ka deklarue se me njoftimin për marrëveshje për reformën në drejtësi dhe më pas tërheqjen, ky Parlament asht ba qesharak në sy të qytetarëve dhe nderkombëtarëve.

Blushi thotë se me këtë, ky Parlament i ka të numërueme orët, ndërsa deklaron votën personale pro miratimit të reformës.

“Randësi ka që drafti me hye në seancë, unë ka me votue.

Por kjo mundësi s’po na jepet, unë e votoj pa kushte. Kjo që ndodhi, që u arritë nji marrëveshje dhe mbas 3 orësh thanë se nuk e kemi asht qesharake. Pra, klasa politike gjen marrëveshje për të mos u marrë vesh. Kjo ka gjetë përçmim dhe neveri, natyrisht tek nderkombëtarët. Ky parlament i ka të numërueme orët, për fat të keq. Randësi ka që reforma me u votue me 140 vota”, tha ai.