Ben Blushi prezenton partinë “Libra”, qe cilat figura i bashkohen

Deputeti Ben Blushi ka prezentue ditën e sotme në Akademinë e Arteve partinë e re, të quejtun “Libra”. Në këtë organizim janë pa edhe disa nga figurat ma të shqueme të jetës publike në Shqipni. Kështu, gazetarja Sonila Meço doket se i asht bashkue kësaj partie.

Po ashtu, në sallë janë fotografue edhe Olti Curri dhe ambjentalisti Sazan Guri.

Në fjalën e tij para simpatizantëve dhe anëtarëve të tij, Ben Blushi tha se kjo parti beson te nji ide dhe jo tek nji njeri, se asht nji parti që ka në themel besimin se Shqipninë munden me ba vetëm shqiptarët.

“Besoj se sot e di cili asht vendimi ma i randësishëm në jetën e njeriut, akti ma i randësishëm asht kurajo e tij për me vendosë.

Njeriu mshefet nga mendimet e veta dhe ushqehet me mendimet e veta. Gjatë tanë jetës së njeriut cilat janë vendimet ma të drejta?

Me guxue asht e drejtë, me pas tutë asht e padrejtë. Disa kanë luftue disa janë përpjekë për të tjerët, disa kanë andërrue, disa kanë dyshue, krejt sot jemi këtu për me besue”, tha Blushi.