Ben Blushi: Referendumi, marri e Edi Ramës

Kryetari Edi Rama ka lëshue nji deklaratë të papritur në Asamblenë e Partisë Socialiste të Shqipnisë, të thirrun për me diskutue mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të partisë.

Derisa kërkoi falje pse ka ndejtë pa mandat në krye të partisë tash e 2 vjet, Rama propozoi që socialistët me vendosë në referendum për fatin e tij si kryetar partie.

Ai madje kërkoi falje për mosdrejtimin e partisë me të njajtin sukses si Qeverinë.

Por jashtë fjalës së tij gati 60-minutëshe, pa ia përmendë asnji herë emnin, Rama nuk la pa kritikue Ben Blushin, për akuzat se mes socialistëve ka kriminelë.

Nga ana tjetër, e menjihershe ka qenë përgjigja e deputetit socialist Ben Blushi, i cili e quejti marri idenë e Edi Ramës për referendum.

Ai tha se ma herët ishin dy linja që dominojnë debatin e mbendshëm në PS, por sot u shtue edhe nji e tretë, ajo e marrisë.

Blushi po ashtu kritikoi ashpër kryetarin e Partisë, i cili, simbas tij, po kontrollon edhe mediat.

Nuk asht normale që kur flet Rama transmetohet live, e kur flasin të tjerët ndërpritet transmetimi, – tha Blushi, tu’ kërkue transparencë për këtë proces.