Ben Blushi zyrtarizon sot partinë e re

Ben Blushi pritet me zyrtarizue sot partinë e re.

Partia e re e të së majtës ka me u prezentue te Muzeu Kombëtar mbasdite në orën 17:00.

Në takimin prezentues ka me qenë edhe deputetja Mimoza Hafizi.

Blushi ka me prezentue platformën e partisë, ndërsa ka me kerkue largimin e biznesmenëve dhe kriminelëve nga Parlamenti.

Blushi do t’u bajë ftesë deputetëve si nga e majta, ashtu edhe nga e djathta si dhe të gjithë atyne që kerkojnë me përfaqësue të varfnit me u ba pjesë e partisë së re.

Deputeti socialist bani publik largimin e tij nga PS javën e kalueme, përmes nji shkrimi të botuem në shumicën e mediave.