Ben Blushi zyrtarizon sot partinë ‘LIBRA’

Deputeti i larguem nga Partia Socialiste, Ben Blushi, fillon sot projektin e ri politik.

Blushi ka zgjedh pikërisht ditën e parë të muejit Nandor për me prezentue partinë e tij të re.

Prezentimi ka me u ba në Akademinë e Arteve në Tiranë, n’orën 18:00.

Partia e tij ka me u quejt “Lista e Barabartë”, ndërsa inicialet e partisë do të jenë ‘LIBRA’.

Blushi tregon se “LIBRA ” asht bashkim i njerëzve të lirë, të zakonshëm dhe të barabartë.

 

2-blushiii